Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
BKT
Lajme

Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE

G.K/RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë sot në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që u mbajt në Tiranë, ku pati rastin të takojë krerë të shteteve evropiane e të Ballkanit Perendimor. Mes tjerash ajo zhvillojë një diskutim me kryeministrin e Maltës, Robert Abela.

Osmani në rrjetet sociale tha se i ka potencuar Abelas rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës Kosovës gjatë Presidencës së Këshillit të Evropës nga Malta.

"Diskutim i shkëlqyeshëm me Kryeministrin e Maltës, Robert Abela, mbi forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Maltës, sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh".

"Potencova rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës gjatë Presidencës së Këshillit të Evropës nga Malta, si një hap që do t'i përforconte vlerat evropiane dhe unitetin e kontinentit", shkroi presidentja Osmani.


MË SHUME NGA Lajme