Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
BKT
Lajme

Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

RTKlive

Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet paralamentare të 9 shkurtit do të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 17-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Vazhdimi i seancës konstituive është paraparë të nisë në orën 10:30, por as sot nuk pritet të ketë ndryshim të qëndrimeve nga subjektet politike.

Të enjtën dështoi përpjekja e 16-të.

Edhe këtë herë nuk pati vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, ndonëse në seancë ishin të pranishëm 111 deputetë. Pro votuan 55, kundër një dhe asnjë abstenim.
 


MË SHUME NGA Lajme