Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
(E plotësuar, ora 11:22) Për të 17-tën herë ka dështuar përpjekja për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Edhe një herë dështoi formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, me 53 vota për një kundër, asnjë abstenim.
Seanca e radhës do të mbahet të hënën në orën 10:30.
Në fillim të seancës, deputetët nderuan me një minutë heshtje veprimtarin Ukshin Hoti në 26-vjetorin e zhdukjes së tij.
11:14 LIVE: Seanca e 17-të konstituive
Ka nisur seanca e 17-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës, pas më shumë se 30 minutave vonesë.
Vazhdimi i seancës konstituive është paraparë të nisë në orën 10:30, por seanca nisi pas orës 11:10 minuta. Kjo është hera e 17-të që deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet paralamentare të 9 shkurtit u mblodhën në përpjekje për konstituimin e Legjislaturës së re.
Të enjtën dështoi përpjekja e 16-të.
Edhe këtë herë nuk pati vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, ndonëse në seancë ishin të pranishëm 111 deputetë. Pro votuan 55, kundër një dhe asnjë abstenim.