KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror
BKT
Lajme

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

K.K. / RTKlive

Në selinë e KFOR-it, në Kampin "Film City" në Prishtinë është zhvilluar një trajnim i përbashkët për evakuim mjekësor ajror, që ka përfshirë njësitë mjekësore të katër ushtrive: të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hungarisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Sipas njoftimit,  pjesëtarët e KFOR-it janë stërvitur për mënyrën e evakuimit të të plagosurve në kushte reale, duke përfshirë ngarkimin dhe shkarkimin e pacientëve gjatë operacioneve ajrore.

KFOR-i thekson se stërvitja ndërkombëtare siguron që të gjitha shtetet pjesëmarrëse në KFOR të jenë të gatshme të reagojnë në mënyrë të standardizuar dhe efektive ndaj çdo krize mjekësore.


MË SHUME NGA Lajme