Haradinaj: AAK e gatshme të votojë një kandidat tjetër nga VV
BKT
Lajme

Haradinaj: AAK e gatshme të votojë një kandidat tjetër nga VV

B.H./RTKlive

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se nuk pret ndonjë ndryshim në vazhdimin e 18-të të seancës konstituive pa një marrëveshje të arritur paraprakisht.

Ai bëri të ditur se AAK është e gatshme të votojë një kandidat tjetër nga radhët e Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit, duke përmendur emrat e deputeteve Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci.

“Përderisa nuk ka një marrëveshje, atëherë situata mbetet e njëjta. Shqipe Selimin ose Saranda Bogujevcin jemi të gatshëm t’i votojmë. E kemi ofruar, në kuptimin edhe si opozitarë, këtë favor. Mendoj që është i mjaftueshëm. Kjo është një ofertë e mirë dhe Kurti sot do të duhej të reflektonte”, deklaroi Daut Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme