10:55 / 19.05.2025
Limaj: Ngërçi zgjidhet vetëm me marrëveshje politike
B.H./RTKlive
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se ngërçi politik mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut dhe marrëveshjeve ndërmjet partive politike.
Ai theksoi se është e domosdoshme një marrëveshje politike dhe se secila palë duhet të marrë përgjegjësinë që i takon.
“Një marrëveshje politike është e domosdoshme. Mendoj se secili duhet t’i thirr përgjegjësisë së vet. Forca të tjera politike nuk ka, janë këto dhe edhe në rast të zgjedhjeve sërish do të jenë këto forca politike”, u shpreh Limaj.
Ai shtoi se zgjidhja mund të vijë vetëm nga negociatat ndërmjet forcave politike dhe bëri të ditur se Nisma nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare për të dhënë ndonjë propozim në lidhje me procesin e konstituimit të Kuvendit.























