Kadrijaj: Po përsëritet skenari i njëjtë
M.M. /RTKlive
Time Kadrijaj, deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas dështimit të tentimit të 18 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, tha se po përsëritet skenari i njëjtë.
Ajo, më tej, sqaroi se propozimi i kryesuesit të seancës së Kuvendit, që tani e tutje seanca të mbahet çdo javë, u kundërshtua nga partitë opozitare si kundërkushtetues.
“Po përsërite skenari i njëjtë. Ishte një kërkesë e kryesuesit të seancës që të konsultohemi që seancat të bëhen çdo javë e që ky propozim u refuzua nga të gjitha partitë opozitare për shkak se ishte kundërkushtetues, andaj nuk e pranuam”, tha Kadrijaj.
Ajo, mes tjerash, tha se për dështimet e seancave kandidatja Albulena Haxhiu do të ishte e denjë për propozim për çmimin Nobel, por edhe për insistimin e LVV-së me të njëjtin kandidate.
Tutje, Kadrijaj bëri të ditur se do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për dërgimin e komenteve për mënyrën e dështimit të seancave, ngase, sikundër u shpreh ajo, kjo çështje duhet trajtuar me seriozitet.























