Osmani takon Limajn për konsultime rreth konstituimit të Kuvendit
BKT
Lajme

Osmani takon Limajn për konsultime rreth konstituimit të Kuvendit

G.K/RTKlive

Në vazhdën e konsultimeve politike për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate,Fatmir Limaj.

Presidenca njofton se takimi u zhvillua pas kërkesës së parashtruar nga Nisma Socialdemokrate dhe u fokusua në hapat e mëtejmë për formimin e institucioneve të reja pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Pak ditë më parë, Presidentja Osmani ka zhvilluar takime me liderët e partive të mëdha, përfshirë LVV, PDK, LDK dhe AAK, si dhe me përfaqësues të komuniteteve jo-shumicë.


MË SHUME NGA Lajme