Trupa amerikane, zvicerane dhe hungareze fluturojnë mbi Bondsteel
BKT
Lajme

Trupa amerikane, zvicerane dhe hungareze fluturojnë mbi Bondsteel

Sh.Ç /RTKlive

Trupa të aviacionit amerikan, zviceran dhe hungarez, kanë flutuar të martën mbi kampin Bondsteel. KFOR-i ka theksuar se fluturimi u bë me caktimin  e Komandës Rajonale.

Sipas KFOR-it, trupat amerikane fluturuan me avionin ushtarak UH-60 Blackhawk, hungarezët me H-145M dhe zviceranët me AS-532 Cougar.

Misioni paqeruajtës në Kosovës përsëriti thirrjen se është për të zbatuar mandatin e tij, për të kontribuuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme