Gjobat e PZAP-së do t’i ndalë KQZ-ja nga fondi i subjekteve politike
BKT
Lajme

Gjobat e PZAP-së do t’i ndalë KQZ-ja nga fondi i subjekteve politike

V.S|RTKlive

Mbi gjysmë milioni euro është vlera që KQZ-ja ka marr vendim t’iu ndalë subjekteve politike të cilat ishin gjobitur nga PZAP-ja gjatë fushatës zgjedhore.

Vetëvendosje në fondin për subjektet politike do t’i ketë më pak mjete, meqë 212 mijë e 500 euro të papaguara deri tash do t’i shkojnë drejt në xhirollogarinë e PZAP-së, pas vendimit të KQZ-SË.

Nga fondi për subjektet politike PDK-së do t’i ndalen 144 mijë e 500 euro të papaguara, ndërsa LDK-ja që ka paguar gati gjysmën e gjobave deri tash, në buxhetin e ndara për subjektet politike do t’i ketë minus 71 mijë e 600 euro meqë 65 mijë i ka paguar.

Ndërkaq koalicionit AAK-Nisma do t’i ndalen 71 mijë e 600 euro.

“KQZ mori vendim për ndalimin e mjeteve për subjektet politike parlamentare ndaj të cilave Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba gjatë fushatës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025. Mjetet e ndaluara nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-it dhe vendimi i KQZ-së do të zbatohet me tri ndalesa gjatë ndarjes së mjeteve, në tre tremujorët e ardhshëm”, thuhet  në njoftimin e KQZ-së.

 


MË SHUME NGA Lajme