Ziv: Shteti i Izraelit, një ëndërr mbi dy mijë vjeçare
BKT
Lajme

Ziv: Shteti i Izraelit, një ëndërr mbi dy mijë vjeçare

RTKlive

Sot në Kosovë është mbajtur ceremonia e 77-vjetorit të ditës së Pavarësisë së Izraelit. Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, tha se sot në Kosovë festojnë dhe kremtojnë ditëlindjen e shtetit të saj, por edhe familjarizimin e ngushtë me Kosovën.

"Më 15 maj 1948, një ëndërr mbi dy mijë vjeçare për krijimin e një atdheu për popullin hebre u bë realitet, me themelimin e Shtetit të Izraelit, i cili lindi nga hiri i Holokaustit. Shtatëdhjetë e shtatë vjet më vonë, Izraeli është një shoqëri e lulëzuar, e larmishme dhe dinamike", tha ajo.

Sipas saj, 77 vjet më parë, pavarësia e Izraelit u zhvillua me një dinamizëm të lartë në shumë fusha. Inovacioni dhe qëndrueshmëria e fuqishme e këtij shteti ka bërë që Izraeli të jetë lider në shumë fusha. Kemi pasur shumë sfida, luftëra, kriza ekonomike deri sa kemi ardhur te pavarësia. "Edhe sot fatkeqësisht dhe me shumë dhimbje kemi ushtarë tonë të mbyllur në Gaza. Vitin e kaluar ne festuam marrëveshjen e vizave me Kosovën, e tash kosovarët mund të udhëtojnë lirshëm dhe të krijojnë lidhje të shumta, qoftë miqësore, akademike, shkencore e të tjera”, tha Ziv.

Tutje, ajo e përmendi faktin se shqiptarët kanë qenë me Izraelin gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Shqiptarët kanë qenë me neve gjatë Luftës së Dytë Botërore, na kanë shpëtuar dhe kjo është vepër që nuk e harrojmë dhe tash punojmë së bashku që marrëdhëniet tona janë të suksesshme”.

"Miqve tanë kosovarë: faleminderit për miqësinë e ngrohtë që më keni ofruar mua personalisht dhe Shtetit të Izraelit. Faleminderit që na u bashkuat në këtë festë. Uroj që partneriteti ynë të forcohet dhe lidhjet midis Izraelit dhe Kosovës të vazhdojnë të lulëzojnë", tha diplomatja izraelite.


MË SHUME NGA Lajme