Hasani: Ballkani Perëndimor të rrugëtojë bashkërisht drejt BE-së
BKT
Lajme

Hasani: Ballkani Perëndimor të rrugëtojë bashkërisht drejt BE-së

E.Hoti/RTKlive

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, tha sot se vendi i tij do që Ballkani Perëndimor të rrugëtojë bashkërisht drejt Bashkimit Evropian.

Hasani përmes një postimi në Facebook njoftoi se zhvilloi një takim me të Dërguarin e Posaçëm të Ministrisë së Jashtme Sllovene për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh.

Në këtë takim Hasani e cilësoi se është në interesin e të gjithëve ta shohin Ballkanin Perëndimor si pjesë integrale të BE-së.

Hasani shtoi se gjatë takimit kanë inkurajuar eksplorimin e rrugëve të reja që sjellin bashkëpunim mes dy vendeve.

“Gjatë takimit inkurajuam eksplorimin e rrugëve të reja që sjellin bashkëpunim më të zgjeruar mes dy vendeve tona në nisma rajonale dhe fusha me potencial të lartë”, ka shkruar Hasani në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme