17:42 / 24.05.2025
Aksident tek `Kroi i Mbretit`: Dy persona kanë marrë ndihmë mjekësore
A.B / RTKlive
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit”, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për RTKlive se rreth orës 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë).
"Sipas patrullës policore në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vend-ngjarje.”, tha ai.























