‘Kosova antropologjike’, revista që shpërfaq pasuritë promovohet sot
BKT
Kulturë

‘Kosova antropologjike’, revista që shpërfaq pasuritë promovohet sot

M.P. / RTKlive

Vëllimi i dytë i revistës antropologjike “Kosova Antropologjike” është gati për lexuesit që aspirojnë të kuptojnë më shumë për pasuritë kulturore të vendit dhe do të promovohet sot duke filluar nga ora 16:00.

Kjo vepër përmbledh disa punime arkeologjike të profesorëve që kanë njohuri në fushë dhe është botuar në gjuhën shqipe e angleze.

“Kemi 4 punime origjinale të bazuara në hulumtime, kemi një hyrje. Zakonisht kemi pak hulumtime, s’kemi botime sikurse revistat që janë të etabluara me dekada, por po mundohemi ta ndërtojmë një revistë që në të ardhmen bëhet më e zgjeruar”, ka thënë profesori i këtij departamenti në Universitetin e Prishtinës, Arsim Canolli.

Ndërkaq profesori i huaj,  Michael Galaty, i cili vjen për herë të gjashtë në Kosovë për studime, thotë se vendi ka histori të shkëlqyeshme dhe se arkeologjia është fascinuese.

“Përvoja ka qenë e shkëlqyeshme. Kemi punuar për një kohë të gjatë në anën tjetër të malit, afër Shkodrës me kolegë nga Shqipëria kemi gjetur gjëra interesante, dhe kemi dashur tash të shohim në pjesën tjetër të malit përreth Pejës dhe të bëjmë krahasimin. Është një lloj sondazhi ku ekipet e mëdha të arkeologëve, kryesisht studentë, dalin për të ecur nëpër peisazhe për të kërkuar monumente apo gjëra arkeologjike”, ka thënë ai në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së.

Galaty jep tutje detaje të disa nga gjetjet e hulumtimeve.

“Kemi gjetur shenjat e para të pabarazive sociale, njerëzit që janë varrosur në varreza shumë më të pasura. Ka shumë gjëra që kanë ndodhur në atë kohë. Kemi kërkuar dhe kemi gjetur një liqen neolitik, një vend i quajtur ‘Luga’ afër Vrellës dhe po fillojmë gërmimet atje, ekipi po vendoset atje dhe po përgatitet”, tregon ai.


MË SHUME NGA Kulturë