Nesër nis aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore 2025
BKT
Foto: RTKlive/ arkiv
Lajme

Nesër nis aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore 2025

V.TH / RTKLive

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka njoftur maturantët se që nga nesër do të fillojë aplikimi për Provimin e Maturës.

MASHT po ashtu njofton se aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova dhe do të zgjasë deri më 10.06.2025, ndërsa aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të bëhet nga 01.06.2025 deri më 11.06.2025.

Sipas njoftimit provimi i Maturës Shtetërore 2025 në është planifikuar të mbahet më 21 qershor 2025, kurse rezultatet do të publikohen më 30.06.2025. Nxënësit që e kalojnë Provimin e Maturës do të mund të shkarkojnë certifikatën digjitale nga po e njëjta platformë.

Testi do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe do të përfshijë katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje. Secila lëndë do të ketë nga 25 pyetje, me gjithsej 100 pyetje.


MË SHUME NGA Lajme