Nesër protesta e OEK, Policia paralajmëron bllokime në rrugët e Prishtinës
BKT
Foto arkiv
Lajme

Nesër protesta e OEK, Policia paralajmëron bllokime në rrugët e Prishtinës

G.K/RTKlive

Në prag të protestës së paralajmëruar nga Oda Ekonomike e Kosovës, Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar për qytetarët, duke informuar për bllokimet e mundshme në trafik dhe duke bërë apel për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Policia e Kosovës njofton se më 29 maj do të ketë bllokim të pjesshëm të disa rrugëve hyrëse për në Prishtinë, si pasojë e protestës së organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

"Forma e paralajmëruar e protestës do të jetë qëndrim i qetë dhe bllokim i pjesshëm i rrugëve kryesore hyrëse për në Prishtinë, përmes vendosjes së automjeteve të rënda nga kompanitë pjesëmarrëse", thuhet në njoftim.

Bllokimet do të ndodhin në këto pika kryesore:

Veterniku – hyrja në qytet

Rrethi te Kazerma – Fushë Kosovë – Prishtinë

Rrethi i Arbërisë – Mitrovicë – Prishtinë

Vranjevci - Sharbanët – Podujevë – Prishtinë

Policia njofton se do të jetë në terren duke menaxhuar trafikun dhe duke ofruar rrugë alternative për vozitësit.

“Kërkohet mirëkuptim nga qytetarët për vonesat e mundshme dhe sugjerohet shmangia e këtyre rrugëve gjatë orarit të protestës”, theksohet në njoftim.

Policia bën apel për respektim të udhëzimeve të zyrtarëve policorë dhe bashkëpunim në sigurimin e mbarëvajtjes së protestës paqësore. 


MË SHUME NGA Lajme