Ambasadori Hargreaves: Gjuha e urrejtjes ndaj Osmanit, e papranueshme
BKT
Lajme

Ambasadori Hargreaves: Gjuha e urrejtjes ndaj Osmanit, e papranueshme

G.K/RTKlive

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas kërcënimeve të fundit ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shprehur shqetësim të thellë për rritjen e gjuhës së urrejtjes dhe dhunës me bazë gjinore ndaj grave në pozita udhëheqëse.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga kërcënimet e fundit dhe valëza në rritje e gjuhës së urrejtjes ndaj grave, veçanërisht atyre në pozita udhëheqëse. Dhuna me bazë gjinore – përfshirë edhe atë online – nuk ka vend në shoqërinë tonë,” tha Hargreaves, duke theksuar mbështetjen e plotë për deklaratën e përbashkët të Grupit të Sigurisë për Çështjet Gjinore.

Ai shtoi se në situata të tilla, heshtja nuk është zgjidhje: “Në kohë si këto, heshtja nuk është opsion. Ne zgjedhim solidaritetin.”

“Siç ka thënë Jess Phillips, Ministrja e Mbretërisë së Bashkuar për Mbrojtjen dhe Dhunën ndaj Grave dhe Vajzave, “Kjo nuk do të ndryshojë nëse nuk e bëjmë sistematike për këdo që has ndonjëherë një viktimë ose një autor të dhunës, ta mendojë si detyrën e tij kryesore të bëjë diçka në lidhje me këtë”, shkroi  Hargreaves në Facebook. 


MË SHUME NGA Lajme