Dështon edhe përpjekja e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
A.B / RTKlive
(E plotësuar, ora 11:01) Për herë të 24-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.
Në sallë ishin 96 deputetë, pro 53 votuan deputetë, 1 kundër dhe nuk pati abstenim. Seanca mbahet me 02 qershor.
Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e 24 për konstituim|LIVE
(E plotësuar) Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për herën e 24, në përpjekje për konstituimin e këtij institucioni.
Nryshe Kuvendi i Republikës së Kosovës, të enjten vijoi punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë, nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari.
Kryesuesi Dehari ftoi edhe njëherë subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë.
Serish nuk pati propozime për anëtarë të këtij komisioni. Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 55 deputetë, një votoi kundër, ndërsa abstenime nuk pati.























