Osmani pret ministrin e Jashtëm të Tanzanisë
BKT
Lajme

Osmani pret ministrin e Jashtëm të Tanzanisë

E.A. / RTK

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.

Ministri Thabit Kombo do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nën udhëheqjen e Presidentes Osmani.

Prishtina gjatë dy ditëve të ardhshme do të  jetë nikoqire e edicionit të tretë të kësaj ngjarje. Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.


MË SHUME NGA Lajme