18:05 / 01.06.2025
Vjen në Kosovë, përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s
A.B / RTKlive
Në Kosovë ka mbërritur Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Irene Fellin.
Në Kosovë, Fellin erdhi me ftesë të presidentes Vjosa Osmani.
Përfaqësuesja Speciale Fellin do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili nis nesër, më 2 qershor.























