Kryediplomati i Bosnje dhe Hercegovinës arrin në Kosovë
BKT
Lajme

Kryediplomati i Bosnje dhe Hercegovinës arrin në Kosovë

M.P. / RTKlive

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković ka arritur në Kosovë.

Ministri Konaković do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nën udhëheqjen e Presidentes Vjosa Osmani.

Prishtina gjatë dy ditëve të ardhshme do të  jetë nikoqire e edicionit të tretë të kësaj ngjarje. Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.


MË SHUME NGA Lajme