Për herë të 25-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit
BKT
Lajme

Për herë të 25-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit

V.S. & V. TH. /RTKlive

(E plotësuar 11:06) Për herë të 25-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Edhe në seancën e sotme partitë politike PDK, LDK, Lista Serbe, AAK- Nisma nuk propozuan emër deputeti për të qenë anëtarë komisioni për votim të fshehtë.

Vetëm 51 deputetë votuan për, kundër votoi një deputet, dhe kështu në mungesë kuorumi, kryesuesi Avni Dehari e caktoi vazhdimin e kësaj seance për 4 qershor nga ora 11:00.

Sot përpjekja e 25-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sërish sot në vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, proces ky që ka filluar me 15 prill.

N. M. RTKlive

Sot për herë të 25-të, ata pritet të tentojnë që të zgjedhin kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve ka propozuar për kryetare të Kuvendit, deputeten dhe ministren në detyrë të drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Por deputetët e partive të tjera, përveç atyre të minoriteteve joserbe, refuzojnë të japin votën për kandidaturën e saj, duke kërkuar që të ndryshohet propozimi i Vetëvendosjes.

Në këtë rast, ata nuk japin votën as për votim të një Komisioni për votim të fshehtë të propozuar nga Vetëvendosje, duke deklaruar se është kundër rregullores së Kuvendit, që derisa procesi i votimit ishte i hapur, të ndryshohet në mes të procedurës.


MË SHUME NGA Lajme