Javën e ardhshme nis edicioni i 25-të i Panairit të Librit në Prishtinë
BKT
Kulturë

Javën e ardhshme nis edicioni i 25-të i Panairit të Librit në Prishtinë

Sh.G|RTKlive

Me moton “Inteligjenca buron nga libri”, edicioni i 25-të i Panairit Mbarëkombëtar të Librit "Prishtina 2025" do të mbahet nga 11 deri më 15 qershor 2025.

Ceremonia e hapjes fillon më 11 qershor në orën 12:00, ndërsa do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9:00-21:00.

Panairi do të mbyllet më 15 qershor në orën 19:00.

Në këtë ngjarje marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

Numri i titujve të rinj do të jetë rreth 2000, derisa numri i titujve të viteve të fundit është rreth 6000.


MË SHUME NGA Kulturë