RTK fiton sërish grant nga BE-ja
BKT
Lajme

RTK fiton sërish grant nga BE-ja

RTK

Radiotelevizioni i Kosovës ka fituar një grant të ri në kuadër të projektit “Innovation, Media, Minds” që menaxhohet nga instituti “Goethe” e zbatohet nga Akademia DW. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian.

Projekti programor “Dilemat e të rinjve - të largohen apo të qëndrojnë” trajton trendët e migrimit të të rinjve në Kosovë dhe në Malin e Zi dhe do të realizohet si bashkëprodhim ndërmjet dy transmetuesve publikë, ku do të xhirohet në të dyja vendet.

Vlera e këtij projekti është rreth 25 mijë euro. Projekti i ideuar dhe hartuar nga Departamenti për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Komunikim i RTK-së, në kuadër të thirrjes për grante për bashkëprodhim rajonal, do të xhirohet gjatë këtij viti nga një ekip i përbashkët RTK-RTCG, duke sjellë për herë të parë në historinë e këtyre mediumeve një bashkëpunim të tillë.

Vitin e kaluar RTK kishte fituar një grant në vlerë prej rreth 60 mijë eurosh për ndërtimin e dy studiove dhe një regjie ditore, po ashtu i mbështetur nga partnerët e njëjtë. Ky projekt tashmë është afër zbatimit të plotë.


MË SHUME NGA Lajme