20:10 / 03.06.2025
Pas një bojkoti gati trevjeçar nga LDK, sonte në RTK PRIME, Hykmete Bajrami
RTKlive
Sonte në emisionin "RTK PRIME" e ftuar është nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Në këtë intervistë, ajo flet për situatën politike dhe për ngërçin e krijuar në Kuvendin e Kosovës. A ka deputetë të LDK-së që do ta votonin Albulena Haxhiun për kryeparlamentare përmes votimit të fshehtë?
Pse Albulena Haxhiu nuk është figurë unifikuese sipas Bajramit? Kur do të ketë zgjedhje të reja në vend përveç atyre lokale? Pse, sipas saj, Albin Kurti ka “uzurpuar” institucionet?
Bajrami në këtë intervistë mbi njëorëshe ka dhënë qëndrimet e LDK-së edhe për ekonominë dhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Intervista do të transmetohet nga ora 21:00 në RTK, dhe vjen pas një bojkoti gati trevjeçar të LDK-së ndaj RTK-së.























