Filluan "Ditët e Kulturës" në Ferizaj me ativitete të shumta
BKT
Kulturë

Filluan "Ditët e Kulturës" në Ferizaj me ativitete të shumta

Sh.G|RTKlive

Në kuadër të programit “Ditët e Kulturës” në Ferizaj, qyteti po gjallërohet nga një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike që kanë nisur që nga 1 qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Selim Marevci, në programin e mëngjesit në RTK ndau detaje rreth organizimeve që po zhvillohen në kuadër të këtyre ditëve festive. Ai theksoi se aktivitetet nisën me aktivitete të shumta për fëmijë, të cilët u argëtuan dhe u kënaqën me programin e përgatitur enkas për ta.

“Ditët e Kulturës në Ferizaj fillojnë nga data 1 qershor,  u shënua me shumë aktivitete ku fëmijët u ndanë shumë të kënaqur. Më pas, më 2 qershor u mbajt promovimi i librit nga një autore e re ferizajase, ndërsa më 3 qershor u dha premiera e shfaqjes teatrore të përgatitur me rastin e 150-vjetorit të qytetit të Ferizajt, e cila u prit shumë mirë nga publiku”, deklaroi Marevci.

Sot, më 4 qershor, do të mbahet edicioni i 37-të i Festivalit të Fëmijëve, që nis nga ora 16:00. Marevci ftoi të gjithë prindërit që t’i sjellin fëmijët për të shijuar një festival të jashtëzakonshëm me këngë dhe performanca të ndryshme artistike.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me koncerte klasike dhe ngjarje të tjera kulturore që synojnë të përfshijnë komunitetin dhe të promovojnë trashëgiminë kulturore të Ferizajt.


MË SHUME NGA Kulturë