Dështon edhe përpjekja e 29-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
BKT
Lajme

Dështon edhe përpjekja e 29-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

A.Bela / RTKlive

(E plotësuar, ora 11:30) Për herë të 29-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Nga deputetët që ishin në sallë, 53 votuan për, nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenim.

Seanca e 30-të do të mbahet me 11 qershor, ora 11:00.

Përpjekja e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës|LIVE

(E plotësuar, ora 11:00) Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 29-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

 

Ndryshe të shtunën kryesuesi Avni Dehari ftoi edhe njëherë subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por sërish nuk pati propozime për anëtarë të këtij komisioni.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 48 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenime nuk pati.


MË SHUME NGA Lajme