14:22 / 09.06.2025
Biblioteka ‘Hivzi Sylejmani’ në Ulpianë u përurua e rifunksionalizua
K. K. / RTKlive
Në lagjen Ulpiana në Prishtinë është përuruar dhe rifunksionalizuar dega e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, me kushte më të mira për qasje në dije dhe kulturë.
Në rrjetin social “Facebook”, të faqes “Kryeqyteti Prishtina”, është bërë me dije se me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, më 11 qershor, qytetarët do ta kenë mundësinë të bëhen anëtarë të bibliotekave pa pagesë.
“Nuk ka vend më të mirë për ta nisur rrugën drejt dijes sesa një bibliotekë plot me fëmijë”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se "Prishtina vazhdon të investojë në edukim dhe në hapësira publike me vlerë".























