RTK dhe Shpresa Berisha rikthejnë këngën “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”
Sh.G|RTKlive
Radio Televizioni i Kosovës (RTK), në bashkëpunim me këngëtaren Shpresa Berisha, ka vendosur të rikthejë një nga këngët emblemë të viteve ’70-ta, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, të kompozuar nga Musa Piperku. Kjo këngë u publikua sot më 10 qershor, në përvjetorin e 147-të të Lidhjes së Prizrenit.
Me tekst të Qerim Ujkanit dhe muzikë të Musa Piperkut, kjo këngë për herë të parë u këndua në vitet ’70, dhe tani po rikthehet me një realizim të ri nga RTK.
Synimi është të ruhet dhe promovohet trashëgimia kulturore muzikore shqiptare, duke e sjellë atë më pranë brezave të rinj me një interpretim që respekton origjinalitetin e saj.
Shpresa Berisha, e ftuar në RTK për të folur rreth projektit, theksoi rëndësinë e këtij rikthimi si një nderim për artistët e së kaluarës:
“Ky vendim i RTK-ës është shumë i qëlluar i kërkuar i dëshiruar ngaqe nuk bëhet fjalë vetëm për interpretim të një kënge, por behet fjalë për një plejadë të artisëve të cilët vepruan në ato vite në vitet 70-80-ta”, tha ajo.
Duke ritheksuar rëndësinë e brezit të artistëve që kanë kontribuar në periudhën e viteve ’70 dhe ’80, Berisha tha: “E kam cekur dhe po e ritheksoj kemi të bëjmë më plejadën e komopozitorëve, aktorëve, këngëtarëve të cilët shkrin mendjen dhe trupin e tyre dhe shpirtin e tyre për të krijuar dhe në këtë përiudhë sikur kjo plejadë e artistëve u la anash u harrua ata nuk do të thotë të jenë pjesë përbërse e të gjitha të arriturave kulturore që bëhen sot. Por me gjithë atë nuk është keq që t'i rikujtojmë kohë pas kohe”.
Ajo e cilësoi këngën si më shumë se një produkt muzikor:
“Kënga e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nuk është vetëm një këngë. Ajo është një rrëfim. Është tregimi i historisë së popullit shqiptar. Prandaj edhe kjo këngë u kompozua nga Musa Piperku, e cila gjeti vend dhe u këndua në të gjitha trojet shqiptare, por asnjëherë nuk arriti të gjejë vendin e vet në Prizren”, tha Berisha.























