10:43 / 10.06.2025
Haradinaj: Ish-pjesëtarët e UÇK-së nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi
A.B|RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi.
"Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Mos e bëni këtë", ka shkruar Haradinaj në "Facebook".
Reagimi i tij vjen në kohën e arrestimit të një ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, nga ana e Serbisë.























