19:32 / 10.06.2025
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë |VIDEO
V.Th / RTKLive
Tashmë është konfirmuar se në mesin e 9 personave të vrarë, në sulmin tragjik, në shkollën e mesme në Grac të Austrisë, është edhe një vajzë shqiptare me prejardhje nga Vitia.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti i cili ishte në transmetim të drejtpërdrejtë në Lajmet Qendrore në RTK.
Ai tha se konfirmimin e ka marr nga familja e vajzës dhe se ka ngushëlluar familjen Bajrami nga Terpeza e Vitisë.
Austria është shtangur sot nga sulmi i armatosur që ka ndodhur në Grac. Nëntë persona janë vrarë nga një 21-vjeçar, ish-nxënës i kësaj shkolle, e i cili më pas ka vrarë edhe veten. Sulmuesi, ka poseduar dy armë me leje. Para sulmit të sotëm, ai nuk ka qenë i njohur për policinë.























