15:44 / 11.06.2025
Osmani: Kosova, zë i rinisë, kulturës e vlerave që nuk zbehen me kohë
K. K. / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është zë i rinisë, qëndresës, inovacionit, kulturës dhe vlerave që nuk zbehen me kohë, duke theksuar se ky zë u dëgjua sot në zemër të Japonisë.
E para e vendit në një postim ka shkruar se “Kosova është zë i rinisë, qëndresës, inovacionit, kulturës dhe vlerave që nuk zbehen me kohë. Ky zë u dëgjua sot në zemër të Japonisë”.
“Së bashku me një delegacion biznesor nga Kosova, si dhe me përfaqësuesit e Filharmonisë së Kosovës, e sollëm para botës jo vetëm identitetin tonë kulturor dhe ekonomik, por edhe vizionin tonë strategjik për zhvillim të qëndrueshëm, bashkëpunim ndërkombëtar dhe forcim të partneriteteve me shtetet mike”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.























