Tragjedi në Kanada, nënë e bir nga Deçani humbin jetën në pishinë
BKT
Foto: ctvnews.ca
Lajme

Tragjedi në Kanada, nënë e bir nga Deçani humbin jetën në pishinë

G.K/RTKlive

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar sot për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në Kanada, ku një grua me origjinë nga Deçani, Elzina Ramosaj, ka humbur jetën bashkë me djalin e saj të mitur.

Ai tha për RTKlive se sipas informacioneve të para, ngjarja e rëndë ka ndodhur në pishinën e familjes së tyre. Fëmija dyshohet se ka rënë aksidentalisht në pishinë, ndërsa nëna e tij, Elzina, ka ndërhyrë menjëherë për ta shpëtuar. Fatkeqësisht, të dy kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Kryetari Ramosaj tha se tragjedia ka ndodhur pardje, sipas kohës lokale në Kosovë. Në momentin kur ndodhi ngjarja, në shtëpi nuk ndodhej askush tjetër.

Lidhur me rastin, kryetari i Deçanit ka shkruar edhe në Facebook.

"Elzina dhe Elon u prehshi në paqe! Na e keni vrarë zemren sot! Lagjës sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit! Lamtumirë jetimja e buzëqeshur e lagjes sonë!", ka shkruar ai.

Ndërsa, Maja Vodanovic, kryetarja e komunës së Lachine në Montreal, ka shprehur ngushëllimet më  për familjen e prekur nga kjo tragjedi. Ajo ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

"Ishte një balonë që ra në pishinën e thellë që shkaktoi një seri ngjarjesh që çuan në mbytjen e një djali 3-vjeçar dhe nënës së tij 34-vjeçare, e cila u përpoq ta shpëtonte, por fatkeqësisht nuk dinte të notonte", ka shkruar ajo ne rrjete sociale, duke duke shprehur angazhimin e komunës për t’u ofruar mbështetje në këto çaste të vështira.

 


MË SHUME NGA Lajme