Kryeministri Kurti vizitoi familjen e Arbnor Spahiut
BKT
Lajme

Kryeministri Kurti vizitoi familjen e Arbnor Spahiut

B. H. | RTKlive

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe deputeten e Kuvendit, Liza Gashi, vizitoi sot familjen e Arbnor Spahiut, i cili u arrestua dhe po mbahet padrejtësisht nga autoritetet serbe prej datës 7 qershor.

Kryeministri Kurti i njoftoi familjarët për përpjekjet e vazhdueshme dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Republikës së Kosovës, që Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë. Ai i siguroi që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij, bëhet e ditur në njoftimin e Kryeministrisë.

Sipas njoftimit, familjarët u shprehën mirënjohës për vizitën dhe kujdesin.


MË SHUME NGA Lajme