AGK mirëpret aktakuzën për sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës
BKT
Lajme

AGK mirëpret aktakuzën për sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës

RTKlive

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës kundër dy personave për sulmet ndaj gazetarëve në veriun e Kosovës më 16 qershor 2023.

AGK thekson se “do ta ndjekë nga afër procesin e gjykimit dhe angazhohet që të gjitha sulmet ndaj gazetarëve në maj dhe qershor 2023 të marrin dënimet e merituara nga sistemi i drejtësisë”.

Sipas aktakuzës, deputeti i Kuvendit, Slavko Simiq, dhe një tjetër person me inicialet U.V., akuzohen për “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale” dhe “Huliganizëm”. Sulmi kishte ndodhur në Leposaviq, ku gazetarët u sulmuan me shok bomba, grushte, shqelma dhe objekte të forta, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore për dy prej tyre.

AGK thekson se së paku nëntë gazetarë dhe kameramanë pësuan lëndime, përfshirë edhe kameramanin e RTK-së, Bardh Bekteshin.


MË SHUME NGA Lajme