Kurti takon shkrimtaren franceze Sophie Kepes
BKT
Kulturë

Kurti takon shkrimtaren franceze Sophie Kepes

RTKlive

Kryeministri në detyrë Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim miqësor shkrimtaren franceze Sophie Kepes, e cila po qëndron në Kosovë me rastin e prezantimit të librit të saj “Çpërkatësia” (Désappartenir), të përkthyer në shqip dhe të prezantuar në Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë.

Zyra për informim e Kryeministrit, bënë të ditur se në takim mori pjesë edhe shkrimtari Abdullah Zeneli, me të cilin u diskutua për veprat letrare klasike e bashkëkohore, si dhe për rolin e panaireve të librit në promovimin e kulturës së leximit.

Sophie Kepes është shkrimtare, përkthyese, skenariste dhe pedagoge, një emër i njohur i letërsisë franceze bashkëkohore, me përvojë të gjerë në fushat e romanit, esesë dhe skenarit, si dhe në mësimdhënie në Universitetin Paris 3 – Sorbonne Nouvelle.


MË SHUME NGA Kulturë