Prishtinë, inaugurohet Teatri i Poezisë
BKT
Kulturë

Prishtinë, inaugurohet Teatri i Poezisë

V.Th. / RTKLive

Mbrëmjen e 18 qershorit është inauguruar në lagjen Bregu i Diellit “Teatri i Poezisë”, teatri i parë në Ballkan i dedikuar ekskluzivisht performancës së poezisë në formë teatrore. Kjo ngjarje kulturore, që u mbajt në “Shtëpinë e Poezisë”, shënon një risi të rëndësishme për jetën letrare dhe artistike në Kosovë dhe rajon.

Themeluar nga poeti Lulzim Tafa, teatri synon të sjellë poezinë në skenë si formë e gjallë artistike dhe të shërbejë si pikë e rëndësishme për diplomacinë kulturore.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë figura të njohura të kulturës dhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se ky teatër që po promovohet do t’i shtojë Kryeqytetit rëndësinë kulturore, duke e bërë një atraksion dhe mundësi të jashtëzakonshme në nxitjen e diplomacisë kulturore për qytetin e Prishtinës, ngase në këtë skenë, me vargjet e tyre, do të vijnë poetë eminentë nga mbarë bota.

Ky institucion tashmë është pozicionuar si një atraksion i ri kulturor i kryeqytetit dhe një hapësirë e re për promovimin e poezisë dhe artit të interpretimit.


MË SHUME NGA Kulturë