Hajdari: Shqetësues mosserioziteti i deputetëve edhe gjatë krizave në botë
BKT
Lajme

Hajdari: Shqetësues mosserioziteti i deputetëve edhe gjatë krizave në botë

M.P. / RTKlive

Analistja Fatime Hajdari dështimin e 36-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, nuk e ka parë vetëm si ngecje në rrafshin vendor, por edhe si alarmuese për shkak të trazirave në rrafshin global.

“Nuk ka vullnet për të reflektuar pavarësisht krizave në botë. Në vend se të shkohet drejt qetësimit të konfliktit Rusi – Ukrainë, pamë edhe hapjen  një vatre tjetër të luftës...Kjo pastaj ngrit dilemën çka nëse vazhdohet, përfshihet edhe blloku tjetër Rusi e Kinë, duke e bërë më të paqëndrueshme gjithë rajonin apo vendet si Kosova që potencialisht mund të shndërrohet në vatër krize. Ky është një mosseriozitet i gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, është për shqetësim”, ka thënë ajo në magazinën ‘Info Plus’ të RTK-së.

Hajdari ka thënë se është e natyrshme mosndërhyrja e faktorit ndërkombëtar sepse politikanët vendor duhet të shfaqin pjekuri në raport me institucionet e vendit.


MË SHUME NGA Lajme