MASHTI: Do të shqyrtohet vendimi për u.d. e drejtoreshës së IAP-së
BKT
Lajme

MASHTI: Do të shqyrtohet vendimi për u.d. e drejtoreshës së IAP-së

M.M./ RTKlive

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton opinionin publik se dje, me datë 23.06.2025, pa pasur një njoftim paraprak, përmes e-mailit zyrtar ka pranuar njoftimin nga Instituti Albanologjik se më datë 20.06.2025 është mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues, ku përveç pikave të tjera, është vendosur për caktimin e u.d. drejtorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës (IAP)

Përmes një njoftimi në “Facebook” bëhet e ditur se MASHTI ka pranuar njoftimin zyrtar për parregullsitë e zhvilluara gjatë mbledhjes nga Këshilli Drejtues, ku përkundër mungesës së kuorumit për janë marrë vendime nga ky këshill.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, pas pranimit të të gjitha informatave dhe dokumenteve zyrtare lidhur me këtë proces, do të shqyrtojë këtë vendimmarrje në pajtim me kompetencat dhe mandatin ligjor, dhe për këtë do të njoftojë institucionet dhe zyrtarët përgjegjës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Meliza Krasniqi para disa ditësh është emëruar ushtrues e detyrës së drejtoreshës së Institutit Albanologjik në Prishtinë.


MË SHUME NGA Lajme