Islami: Armëpushimi Izrael-Iran do të jetë përfundim final i luftës
BKT
Lajme

Islami: Armëpushimi Izrael-Iran do të jetë përfundim final i luftës

V.Th. / RTKlive

Armëpushimin në mes të Izraelit dhe Iranit me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka quajtur si të nevojshëm për dy palët e përfshira, Avni Islami, njohësi i çështjeve të sigurisë

“Unë kam pritur ky konflikt të përfundoj edhe më herët se dje. Marrë parasysh objektivat që i arriti Izraeli me ndihmën e SHBA-ve, meqë të dyja vendet sulmuan njëra-tjetrën dhe nuk u turpëruan, presidenti Trump shpalli armëpushim. Konsideroj që ky armëpushim do të shkojë në tërësi sepse të dyja vendet janë lodhur nga lufta dhe nuk ju konvenon të shkohet më tutje”, tha ai në 'Info Plus' në RTK.

Islami tha se në rast të vazhdimit të bombardimeve, rreziku i përfshirjes së vendeve të tjera përveç këtyre dy shteteve, do të ishte i lartë.


MË SHUME NGA Lajme