Qytetarët nderuan veprën e atdhetarit të çështjes kombëtare, Ekrem Jashari
BKT
Lajme

Qytetarët nderuan veprën e atdhetarit të çështjes kombëtare, Ekrem Jashari

Driton Ramadani / RTK

Me rastin e vdekjes së atdhetarit të çështjes kombëtare Ekrem Jashari, pranë arkivolit të të ndjerit, qytetarë e përfaqësues të institucioneve të ndryshëm e bashkëveprimtar kanë bërë homazhe.

Ndërsa në mbledhje komemorative u çmua lart kontributi i Ekrem Jasharit, i cili nuk kurseu asgjë për lirinë e të gjitha trojeve shqiptare.

 “Ai ishte emri që skaliti gjurmën në historinë tonë të çlirimit. Ekrem Jashari ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, themelues e organizator i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj dhe rrethinë”, tha Agim Aliu. kryetar i Ferizajt,

 “Ti nuk deshe as grada as funksione por kërkove gjithnjë të luftohet për ta arritur çlirimin e atdheut dhe siç thoshe bashkimin e kombit”, tha bashkëveprimtari i tij, gjeneral Kudusi Lame.

 “Ai është pjesë e ndërtimit themelimit të shtetit të Kosovës. Ai është pjesë e kontributeve e punës së tij për shqiptarët shtet formues në republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Ali Ahmeti.

Në këtë mbledhje komemorative për jetë dhe veprën e Ekrem Jasharit kanë folur edhe shumë bashkëveprimtarë, kurse në emër të familjes së të ndjerit foli mbesa e tij, Shqipe Jashari.

Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e veteranëve në Ferizaj.

 


MË SHUME NGA Lajme