Armëpushimi Izrael–Iran në fokus të RTK Prime: Vlerësohet roli i Trumpit
BKT
Lajme

Armëpushimi Izrael–Iran në fokus të RTK Prime: Vlerësohet roli i Trumpit

M.P. / RTKlive

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-të në konfliktin Izrael – Iran ka qenë tema që është trajtuar në RTK Prime.

Ish-ambasadori i Kosovës në Katar, Amir Ahmeti vlerësoi se të dy shtetet kanë pasur gjithnjë tendenca destabilizuese për rajonin në Lindjen e Mesme, madje, sipas tij, edhe duke shkelur sovranitetin e tyre.

“Irani ka ndërhyrë në Irak, Siri, Liban, Jemen, në të gjitha shtetet e rajonit, të gjitha janë mysliman sunit, ndërkaq Irani është mysliman shiit. Sikurse Izraeli që ka sulmuar fqinjët e saj dhe vazhdimisht ka konflikte. Këto dy shtete janë kërcënimi kryesor i Lindjes së Mesme”, tha ai.

Ndërkaq, gjenerali Hisen Berisha,ka vlerësuar rolin e presidentin amerikan në arritjen e armëpushimit. “Kemi pasur një involvim të drejtpërdrejtë të presidentit Trump dhe doktrinës që duhet quajtur ‘Trump’ e cila thotë se e ruan dhe e imponon paqen.  Në njëfarë forme ai e demonstroi këtë në praktikë dhe tregoi se kjo doktrinë në politikën e jashtme amerikane ka qenë domosdoshmëri strategjike”, tha Berisha.

Besart Rrecaj, profesori universitar i të drejtës ndërkombëtare, tha se përderisa deri tani është krijuar një percepsion për fuqinë që ka Kina dhe Rusia te Lindja e Mesme, reagimi i SHBA-ve e dëshmoi të kundërtën dhe fuqinë e ndikimit të vet.


MË SHUME NGA Lajme