Zogaj: Protesta e shoqërisë civile t’i drejtohet VV-së, fajtor i ngërçit
BKT
Lajme

Zogaj: Protesta e shoqërisë civile t’i drejtohet VV-së, fajtor i ngërçit

M.P. / RTKlive

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj ka thënë se nuk ka përpjekje serioze për të dalë nga ngërçi politikë,pas dështimit të 37-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

“Qytetarët dhe shoqëria civile kanë filluar të protestojnë dhe kjo është një shenjë e mirë. Këtë protestë duhet drejtuar ndaj partisë më të madhe në vend, fituesja e zgjedhjeve. Për arsye se fajtori kryesor është partia që i ka fituar zgjedhjet në këtë vend”, ka thënë ai.

Vetëm 52 deputetë votuan pro për propozimin e themelimit të Komisionit për Votim të Fshehtë për Zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme