Djegia e një banese në Prishtinë, policia jep detaje
BKT
Lajme

Djegia e një banese në Prishtinë, policia jep detaje

A.B|RTKlive

(E plotësuar) Një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. “Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.  Zjarrfikësit dhe institucionet e tjera përkatëse janë në vendin e ngjarjes. RTKlive do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.


MË SHUME NGA Lajme