VV: Konstituimi obligim i të gjithëve, votimi i fshehtë s’paraqet shkelje
BKT
Lajme

VV: Konstituimi obligim i të gjithëve, votimi i fshehtë s’paraqet shkelje

RTKlive

Lëvizja Vetëvendosje ka nxjerrë tri pika të cilat ka thënë se janë vulosur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të enjten.

Në pikën e parë, VV-ja ka thënë se Kushtetuesja në disa raste ka thënë që obligimi për konstituim është për të gjitha partitë dhe jo vetëm për fituesen.

Sa i përket “nivelit të barabartë” të zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, VV-ja ka thënë se gjykata ka hedhur poshtë qëndrimin e opozitës që kanë thënë se emrat e tyre për nënkryetarë do të jenë të panegociueshëm.

LVV-ja ka thënë se Kushtetuesja i ka dhënë dritë të gjelbër propozimit që të kalohet në votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit.


MË SHUME NGA Lajme