00:42 / 27.06.2025
Lokalizohet zjarri në ndërtesën në Kalabri/ VIDEO
A.B / RTKlive
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për zjarrin që përfshiu një ndërtesë në lagjen Kalabria të kryeqytetit.
"Gjendja është duke u normalizuar. Nuk kemi humbje jete, vetëm disa qytetarë kanë marrë ndihmë mjekësore për shkak të tymit", tha ai.
I pari i Prishtinës, tha se ende nuk dihet se cilët janë shkaktarët e zjarrit.























