13:59 / 29.06.2025
Një i lënduar nga rrahja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia
A.B / RTKlive
Një person ka pësuar lëndime pas përleshjes fizike që pasoi sot në veri të Mitrovicës.
Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, i cili tha për RTKlive se dy persona janë dërguar në stacion për intervistim.
Derisa i lënduari, sipas Elshanit, është duke pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.























