10:43 / 01.07.2025
Ekspozita “Die Syntax der Stille” në Hamburg
Sh.G|RTKlive
Ekspozita “Die Syntax der Stille” në Hamburg sjell qetësinë në vrullin e punës.
Shuk Orani, artist multimedial dhe koncepcionist foli në një lidhje të drejtpërdrejtë në programin e mëngjesit në RTK për ekspozitën e tij “Die Syntax der Stille”, që do të mbahet në Hamburg. Ai shpjegoi se titulli i ekspozitës përkthehet si “sintaksa e qetësisë” dhe përfaqëson integrimin e qetësisë në një ambient pune me ritëm të shpejtë.
“Arti flet me një formë të qetësisë, duke u futur në ambientet moderne të zyrave ku njerëzit janë në punë. Ai jo vetëm sjell qetësi, por edhe i motivon ata të vazhdojnë punën”, tha Orani.
Koncepti synon të krijojë një atmosferë më të lehtë dhe më të balancuar gjatë punës.























