Zogaj: `Publicistika historike e Selatin Novosellës`, gjurmime historike
BKT
Kulturë

Zogaj: `Publicistika historike e Selatin Novosellës`, gjurmime historike

K. K. / RTKlive

Agim Zogaj, recensent i librit “Publicistika historike e Selatin Novosellës”, theksoi se sa herë që përballemi me literaturë të tillë, na rikthehet në mendje ideja përse qytetërimet në çdo etapë i rikthehen historisë.

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Zogaj shpjegoi se ky vëllim përfshin periudhën pesëdhjetëvjeçare të zhvillimeve politike, me theks të veçantë te veprimtaria ilegale atdhetare, pra Lëvizja Kombëtare në Kosovë.

Ai e vlerësoi këtë si një kontribut të jashtëzakonshëm për historiografinë shqiptare, duke theksuar se Selatin Novosella i kthehet historisë përmes shkrimeve, analizave dhe studimeve të tij, duke gjurmuar rrugët dhe zhvillimet historike të popullit tonë nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore deri në shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Zogaj shtoi se "këto vepra janë më shumë se publicistikë, ato përfaqësojnë gjurmime historike dhe ofrojnë mundësi të reja për studiuesit e sotëm të literaturës shqiptare, që të zhvillojnë hulumtime dhe kërkime të reja bazuar në referencat e gjendura në gjashtë vëllimet e Novosellës".

Ai gjithashtu tha se këtu kemi pikëpamje të rëndësishmë të Adem Demaçit e të Rexhep Qosjës.


MË SHUME NGA Kulturë