KQZ publikon listën me 945 Qendra të Votimit për zgjedhjet lokale
BKT
Lajme

KQZ publikon listën me 945 Qendra të Votimit për zgjedhjet lokale

E.Hoti/RTKlive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka bërë të ditur  se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për zgjedhjet lokale për kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës, në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit është: 945. Nga ky numër i përgjithshëm, 907 Qendra të Votimit do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërkaq në 38 të tjera, nga një për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht.

Lista e Qendrave të Votimit është publikuar në ueb faqen e KQZ-së: në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/qendrat-e-votimit/

Të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote, mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org

KQZ njofton se përmes të njëjtës platformë, deri më 29 gusht 2025, qytetarët me të drejtë vote, nëse dëshirojnë mund ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.


MË SHUME NGA Lajme